100 % MISH VENDI

Jemi krenarë që shpërndajmë mish të rritur në fermë në mënyrë natyrore.
Ne e dimë rëndësinë e ushqimit të familjes tuaj me ushqime të rritura në mënyrë natyrale, bio të cilave mund ti besoni.

S

Ferma Semanjaku trajton mishin në mënyrën e vjetër tradicionale.

Ne rritim kafshët në fermën tonë, më ushqim organik, në tokën tonë dhe pa e stimuluar me nxites hormonal ose ushqime te modifikuara gjenetikisht.

Ne e therim vetëm në thertoren tonë, në kushte higjenike dhe sterile, duke e pastruar para therjesh dhe copëtuar mishin në mjedise të pastra.

Thertorja jonë gjendet pranë punishtes duke na lejuar që mishi të vejë i fresket për përpunim me të gjitha vetite e tij.

Ne krijojmë prodhimet e sallamerise dhe proshutën duke u bazuar në receta të thjeshta, tradicionale por të përsosura në shije dhe vlera ushqimore.

Shije e Veçantë

Sallame dhe proshuta me shije të fuqishme si njëherë e një kohë, që garantohet në sajë të mishit cilësor të fermës i trajtuar dhe përpunuar me kujdes.

Produkte të shëndetshme

Përdorimi i mishit të vendit, i njohur për vlerat e larta ushqimore, i freskët i sapo therur, i cili ambalazhohet dhe shpërndahet menjëherë siguron një ushqim të shëndetshëm për familjen tuaj.

Prodhimet e Fermës

Shfletoni produktet, për të mësuar më shumë për prodhimet tona dhe për të përzgjedhur ato, në mënyrë që ti bëni pjesë e tavolinës tuaj.

Më Shumë

Prodhime Elitare : Cilësore, të shijshme dhe vetëm natyrale

Ferma Semanjaku

Ne rikthejmë traditën e mishit cilësor shqiptar, të rritur vete i cili karakterizohet nga shija e veçantë dhe mbartin plot vlera ushqyese 🙂